Arianit Hoxha thotë që Bilall Kasami gënjen: PO, Bilalli e takoi Ali Ahmetin

Gjatë debatit në ClickPlus të dy kandidatëve për Tetovën, Teuta Arifi nga BDI i tha rivalit të saj nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami, se ditë më parë ka kërkuar mbështetjen e kryetarit integrist Ali Ahmeti për rrethin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë, ahkruan opinionshqip.live

Marketing

Kasami e përgënjeshtoi këtë gjë gjatë emisionit, duke e quajtur sajesë të Arifit, por pas emisionit reagoi edhe zëvendëskryeministri nga BDI Artan Grubi.

TV21 për këtë e pyeti edhe ministrin Arianit Hoxha, që është edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa.

“Unë si pjesë e kabinetit qeveritar takohem rregullisht me kolegët ministra. Po është e vërtetë se jemi takuar Ali Ahmeti dhe Artan Grubin për të treguar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen BESA dhe nevojën që BDI të ketë respekt për Lëvizjen BESA si partner koalicioni. Po aq e vërtetë është se Artan Grubi më datë 26 Tetor në prezencë të disa kolegëve ministra më tha se u shpejtuam me koalicionin me ASH sepse ata ishin të gatshëm të na ofrojnë Komunën e Tetovës në këmbim të Zhelinës dhe ministrisë të bujqësisë. Kështu që ai duhet të tregojë se sa pazare të këtij lloji ka bërë me tjerët? Për komunat dhe votat vendosin qytetarët dhe jo zyrat partiake po si duket z.Grubi ende nuk e ka kuptuar seriozisht rolin dhe rëndësinë e pozicionit të tij politik”, tha Hoxha për TV21.