Arifi denoncon në Prokurori: Paratë për Luginën iu dhanë grupeve të afërta me VV-në

Krim të organizuar e konsideron kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, shpërndarjen e dy milionë eurove për Luginën.
Ai sot ka dorëzuar kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, siç tha ai, për keqpërdorimin e këtyre mjeteve nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Marketing

“Çfarë ka ndodhur është një anomali politike, ku pasi ka humbur pushtetin partia e favorizuar e LVV-së në prill të vitit te kaluar dhe është zhvendosur në pushtet të ri, ka ndërruar edhe qasja e LVV-së ndaj komunës së Preshevës. Në atë moment e dini, Besnik Bislimi ka qenë në Preshevë ku ka proklamuar që këto ndihma tashmë do të dërgohen nëpërmjet Këshillit Nacional Kombëtar në Luginë të Preshevës.

Sipas tij, këto mjete janë shpërndarë në kohë fushate për një grup të caktuar që janë të afërm me pushtetin e LVV-së dhe Partinë për Veprim Demokratik.

“Çfarë ka ndodhur është një krim i organizuar në një formë të paparë më herët, kinse në emër të shqiptarëve, kinse në ndihmë ndaj Luginës. Situata nuk është e lehtë, në këso situata nuk bëhet politikë dhe nuk shfrytëzohet në interesat e tyre klanore. Dy vjet ka zgjatur implementimi i këtij projekti që në fund rezultoi që u shpërndan dy milionë në kohë fushate që ka ndodhur në tetor”, ka thënë Arifi.