



Ka filluar rikonstruimi i rrugës S.Pinxhur në Tetovë. Ky aktivitet ka filluar me ndërtimin e kanalizimit atmosferik.
Rikonstruimi i rrugës S.Pinxhur
Filluam me ndërtimin e kanalizimit atmosferik me gjatësi 340 metra në këtë rrugë të qytetit, duke filluar nga Sheshi Iliria deri tek shkolla e muzikës.
Më pas, duke mos dashur që të pengojmë punën e bizneseve në këtë kohë kur i kemi edhe mërgimtarët, do të vazhdojmë me rikonstruimin e plotë të rrugës, shtigjeve për këmbësorë si dhe ndriçimit publik.