Arifi: Gjithçka gati për fillimi e gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e komunës së Likovës

Në shkollën fillore “7 Marsi” në Opajë të komunës së Likovës gjatë pushimit dimëror u bë rinovimi i katër klasave, gjegjësisht u bë izolimi si dhe fasadimi i tyre.
Rinovimi u realizua me mjete të siguruar nga buxheti komunal, ku arrin koston reth 300.000 denarë.

Marketing

“Për shkak të mykjes së tavanit të objektit të shkollës e kemi parë të arsyeshme që të intervenojmë, dhe kërkesa ime deri te kreu i komunës ka qenë që të intervenohet, sigurisht ai aspak nuk ka hezituar dhe kërkoi që menjëher të sanohen muret, dhe sigurisht se deri të hënën do të jemi gati të fillojmë me procesin edukativo arsimor”, u shpreh për TVM2, Besnik Ibrahimi drejtor i Sh.F.K.”7 Marsi”-Opajë.

“Vizituam shkollën që janë duke vijuar punimet rreth lyerjes së klasave të kësaj shkolle, që të sigurojmë kushte më të mira personelit arsimor si dhe nxënësve, jemi munduar që gjatë gjysmëvjetorit të dytë ti ofrojmë nxënësve kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimor”, tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

Erkan Arifi, për TVM2 gjithashtu paralajmëroi edhe një sër investimesh në infrastrukturën arsimore për të gjitha shkollat fillore dhe shkollën e mesme në komunë të Likovës.

“Dua të theksoj se gjat viti 2019 në bazë të programës për investime në komunë të Likovës parashihet që gjatë pushimit vjetor, kemi paraparë që të investojmë në objekte shkollore që nga fshati Nakushtak e deri në Llojan në vler deri në 600.000 Euro”, – tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

Kreu i komunës, Arifi na njoftoi se komuna që ai drejton ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që gjysmëvjetori i dytë të fillon në kohën e caktuar me kushtet sa më të mira për nxënësit.