Arilena paralajmëron koncert recital nga sheshi në Tiranë

Arilena Ara e ka paralajmëruar një koncert recital.

Marketing

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, po vjen me koncert recital.

Këtë e ka paralajmëruar nëpërmjet një postimittë bërë para pak minutash në llogarinë e saj në Instagram.

“Sounds of Silence (Tingujt e qetësisë)” është titulli i këtij koncerti, i cili do të mbahet pa audiencë për shkak të situatës, megjithatë do të transmetohet në të gjitha platformat dixhitale.

“E lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza”, shkroi Arilena Ara në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, e cila paralajmëronte këtë koncert.