Ballina Showbiz Ariu sulmon veturën teksa familja po kalonte rrugën

Ariu sulmon veturën teksa familja po kalonte rrugën

Tanya Mallaney po shëtiste me bijën dhe mbesën nëpër Woburn Safari Park të Anglisë, kur papritmas u shfaq një ari dhe nisi t’ju sulmoi veturën.

Meqenëse nuk mund të lëviznin, kafsha ‘e gjatë dy metra’ e shkëputi pasqyrën anësore dhe përplaste vazhdimisht xhamin me putër, transmeton Telegrafi.

Marketing

“Rregullat e parkut thonë se duhet rënë tri herë borisë, po që se diçka nuk është në rregull. Ashtu edhe veprova, por askush nuk u shfaq” ka thënë Mallaney.

Të tmerruar para grabitqarit, ato të tria megjithatë qëndruan të qeta, para se shoferja të arrijë të largohet sërish.

Mirëmbajtësit e parkut thanë se nuk e kanë dëgjuar borinë, ndërsa thonë se këto sjellje të pazakonta të ariut, janë si pasojë e nxehtësisë së lartë.

Marketing
Exit mobile version