Arjanit Hoxha komenton largimin e Valon Belës nga PDE-ja

Lideri i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha për TV21 ka mohuar se në partinë që udhëheq ai, ka përçarje.

Marketing

Ai thotë se PDE vazhdon fuqishëm edhe përskaj asaj që sot gjatë mbrëmjes, Valon Bela njoftoi largimin nga kjo parti, siç njofton, bashkë me disa themelues të partisë.

Hoxha thotë se çdokush që mendon se politika bëhet me format e së kaluarës, zgjidhje e ka largimin dhe shton se PDE vazhdon fuqishëm.

“PDE vazhdon fuqishëm në ndërtimin e gjeneratës së re politike. Çdokush që nuk e sheh veten në këtë koncept dhe mendon se politika bëhet me format e së kaluarës normalisht që zgjedh për t’u larguar.
Ne jemi në fazën e shtrirjes së strukturave dhe normalisht afrimit të sa më shumë të rinjve në parti. Vazhdojmë edhe më fuqishëm”, tha Hoxha për TV21.

Marketing