ARM do të blejë automjete luftarake nga SHBA për 210 milion dollarë

Agjencia e SHBA-ve për Bashkëpunim mbrojtës ka aprovuar shitje të mundshme të automjeteve luftarake amerikane “Stryker” dhe pajisjeve shtesë për Ushtrinë e Maqedonisë, mësoi TV21. Qeveria do të ndajë 210 milion dollarë për këtë gjë. Agjencia për këtë e ka informuar edhe Kongresin amerikan, i cili duhet të japë përgjigjen përfundimtare. Maqedonia nga administrata amerikane ka kërkuar 54 automjete luftarake Stryker edhe atë në tre versione për transport të këmbësorëve, automjet komandues dhe automjete në të cilat ka të montuar gjuajtës të minave. Për këto automjete është paraparë edhe furnizimi i pajisjeve shtesë – mitraloz kalibër, gjuajtës së bombave me tym, radio pajisje, stacione luftarake që udhëhiqen nga largësia, GPS lexues, termovizion për vozitësit, pjesë rezervë etj. Gjithashtu duhet që përfaqësues amerikan të vijnë në vend që njoftohen me mundësitë logjistike për pranimin e automjeteve dhe zgjedhjen e ekuipazhit. Kjo duhet të ndodh vitin e ardhshëm. Nga Ministria e mbrojtjes për TV21 i konfirmuan këto  informacione.

Marketing
Marketing