ARM, ndahen vendime për 200 ushtarë profesionist

Ministreja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska duke folur në ceremoninë e ndarjes së vendimeve në kazermën “Ilinden” të Shkup tha se ky vit për të gjith botën do të mbahet mend për panemin me virusin Corona, por RMV do ta kujtohet edhe si vitë I anëtarësimit në NATO.
“Për të gjithë në armatën e Maqedonisë, ky është edhe vit i NATO-së, anëtarësim ky për të cilin punuam dhe u munduam plotë 30 vite. Sot ju nuk po bëheni vetëm ushtarë të një armie të thjeshtë por ju sot jeni edhe ushtarë të NATO-së. Në këtë armatë ka pjestarë të nacionaliteve të ndryshme, dhe që i përkasin feve të ndryshme, por sot të gjithë ju po bëheni pjesë të kësaj familje të madhe në të cilën nuk ka dallime. Ky institucion nuk ju shikon më përmes prizmës së emrin dhe mbiemrit tuaj, apo përkatësis suaj fetare apo kombëtare.”, tha Radmilla Shekerinska, ministër i mbrojtjes RMV.
Krahas ndarjes së vendimeve për 200 pjestarët e ri të ARM-së, në këtë ceremoni u bë edhe avancimi i 125 ushtarëve në gradën e nënoficerëve.  Konkursi i rradhës për pjestarë të ri të ARM-së pritet të hapet në gjysmën e parë të vitit të ardhëshëm ku priten të pranohen edhe 250 ushtarë të ri.
Marketing