Ballina Aktuale Armët bërthamore, Biden i përgjigjet Putinit

Armët bërthamore, Biden i përgjigjet Putinit

Presidenti Joe Biden deklaron se SHBA është përgatitur për t’’iu kundërpërgjigjur çdo veprimi të Rusisë, e cila vijon sulmet në Ukrainë.

Marketing

Nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka dhënë dhe një përgjigje për komentet se Rusia mund të përdorë armë bërthamore, duke thënë se këto deklarata tregojnë dështimin e Rusisë.

Ai shtoi se askush nuk duhet të bëjë komente boshe për përdorimin e armëve bërthamore.

Biden po ashtu theksoi se “agresioni nuk do të fitojë, kërcënimet nuk do të fitojnë”. Ai theksoi se lufta në Ukrainë përbën një problem serioz, por në të njëjtën kohë një mundësi të madhe për t’u përgatitur për parandalimin e luftërave në të ardhmen.

Një mesazh e kishte edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, të cilit iu drejtua me fjalët: “Nuk do ta dominosh kurrë Ukrainën.”

Exit mobile version