Arratisja në burgun e ‘Idrizovës’ ,konstatohen lëshime

Mbikqyrja e jashtëzakonshme e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, realizuar pas arratisjes së të burgosurit Bekim Memeti, ka konstatuar shumë lëshime të policisë së burgut dhe Komandantit të burgut të “Idrizovës”

Marketing

Mbikqyrja e jashtëzakonshme, sic njofton Ministria e Drejtësisë, është realizuar një ditë pas arratisjes, respektivisht të premten e kaluar, për t`u konstatuar të gjitha rrethanat e arratisjes së të burgosurit Memeti, I cili, sic njofton KlanM, në “Idrizovë” vuante dënimin shumëvjecar me burg për vrasje dhe tregti me drogë.

Lëshimi I parë që është konstatuar nga mbikqyrja e jashtëzakonshme, është bërë prej se nuk është thirrur ekipi I urgjencës kur I burgosuri kishte paraqitur lëndimin dhe kur ishte miratuar vendimi që ai të dërgohet për intervenim mjekësor.

“Vendimin që i burgosuri mund të dërgohet në qendrën Klinike e ka marrë Komandanti i repartit dhe ka nënshkruar Urdhërin. Për ta nënshkruar urdhërin, komandanti fillimisht duhet ta njoftojë Drejtorin e institucionit, që në këtë rast nuk ëhstë bërë, kurse Drejtori pasi të njoftohet me problemin shëndetësor, do të jep autorizim me gojë që urdhëri të nënshkruhet” – thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Lëshimi tjetër i konstatuar, siç përcjell KlanM, është vendi i akomodimit të të burgosurit në makinën zyrtare. Në vend se në pjesën e posacme të siguruar të veturës, me propozim të komandantit ai ka qenë I vendour në ulëset e pjesës së dytë të furgonit, midis dy policëve të burgut, prej të cilëve njëri që ka qenë ulur afër tij, edhe pse ka qenë i obliguar, nuk e ka pasur armën zyrtare.

“Kurse polici i dytë i burgut, të cilit i është marrë arma dhe është gjuajtur në makinë, nuk ka pasur kujdes të mjaftueshëm dhe nuk ka parandaluar veprimin e marrjes së armës” – thuhet në komunikatë.

Nga Ministria e Drejtësisë, siç njofton KlanM, thonë se për shkak se policët e burgut që kanë kryer dërgimin dhe komandanti I repartit që I ka koordinuar, menjëherë pas arratisjes së të burgosurit ishin mbajtur në stacionin policor, zyrtarët e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve nuk kanë pasur mundësi të bisedojnë me ta. Për zhvillimin e ngjarjes kanë qenë të informuar nga Drejtori I burgut të “Idrizovës” dhe nga drejtuesi I policisë së burgut.

Ndryshe, për një pjesë të lëshimeve që i ka njoftuar mbikqyrja e jashtëzakonshme e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, tashmë kanë njoftuar edhe organet hetuese, MPB-ja dhe PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas hetimeve të të cilëve, komandantit dhe tre policëve të burgut u është caktuar paraburgimi.