Tridhjetë ditë arrest shtëpiak i janë shqiptuar aktores Silvija Stojanovka nga Gjykata Penale e Shkupit.
Një pjesë e mediave thanë se Stojanovska është arrestuar lidhur me sekuestrimin e një sasie të madhe droge.
Krahas asaj, para gjykatësit në procedurë paraprake ishte nxjerrë edhe një person tjetër për të cilin me kërkesë së Prokurorisë i është caktuar paraburgim treditor.
“Para gjykatësit të procedurës pranë Gjykatës Penale Themelore Shkup vonë pasdite ishin marrë dy persona me propozim të Prokurorisë për përcaktimin e masave për sigurim të pjesëmarrjes. Pas vlerësimit të fakteve dhe provave, gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe S.S i ka përcaktuar masë “arrest shtëpiak”, ndërsa V.B i ka caktuar masë paraburgimi për të dy në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, i formojnë nga Gjykata Penale për MIA-n.
Kundër këtij vendimi, të dy të akuzuarit kanë të drejtë të ankohen para Këshillit Penal.