Arrestime për receta false në Serbi dhe Kosovë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka thënë që janë arrestuar pesë mjekë dhe farmacistë nën dyshimin për keqpërdorim të shpërndarjes së barnave në Serbi dhe Kosovë.

Marketing

Sipas Prokurorisë në fjalë, ata dyshohet që kanë dhënë ilaçe të hormoneve të rritjes pacientëve që nuk kanë nevojë për to, dhe me këtë i kanë shkaktuar më shumë se 680 mijë euro dëm Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Serbisë, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell Klan Kosova.

Institucionet shëndetësore në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë punojnë nën sistemin serb, dhe serbët e Kosovës kanë sigurim shëndetësor serb, me c’rast përdorin edhe përfitimet e barnave pa pagesë.

Sipas njoftimit, pas procedurës para hetimore në territorin e Serbisë janë arrestuar Z.S., O.Sh., M.J., S.Z. dhe S.Z., të dyshuar për kryerjen e veprave penale të komplotit, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpërdorim të pozitës së personit përgjegjës në periudhën nga nëntori i vitit 2018 deri në korrik të 2021-ës.

Gjashtë të dyshuar nga dy grupe të lidhura kriminale thuhet ta kenë pranuar fajin, dhe kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë, teksa edhe Gjykata e ka pranuar. Prokuroria ka treguar që një grup përbëhej nga katër mjekë të Shtëpisë Shëndetësore të Gushtericës së Poshtme, dhe shtatë farmacistë të tjerë nga Beogradi, Kragujevci dhe Mitrovica e Sremit.

“Grupi i parë jepte receta pa ekzaminime të mirëfillta, për t’ua dërguar më pas anëtarëve të grupit të dytë, të cilët i merrnin barnat në barnatore pa dijeninë e pacientëve për të cilët janë përshkruar receta”, ka njoftuar Prokuroria..

Në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, Qendra Shëndetësore Gushterica e Poshtme ofron shërbime për banorët e Lipjanit, Gushtericës së Epërme, Dobrotinit, Livagjës, Janjevës, Lepinës, Robocit, Suhodollit, Grackë e Vjetër. dhe që nga dhjetori 2000, ajo ka mbuluar një territor me 10 mijë banorë dhe ofron afërsisht 124 mijë shërbime në vit.

Marketing