Arrestohen 3 persona në një qendër fitnesi në Shkup

Nëpunësit e policisë nga SPB-Shkup sot kanë privuar nga liria I.I, M.N. dhe I.A. (pronar) të një qendre fitnesi në Shkup në rrugën “Emil Zola” të cilët kanë punuar edhe krahas ndalesës për punë të këtyre objekteve.

Marketing

Nga MPB sonte informuan se objektit i është vendosur plombë nga ana e inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik personat ishin arrestuar dhe kundër tyre do të ngritet kallëzime adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing