Policia i privoi nga liria katër persona të dyshuar se janë autorë të grabitjes e cila dje rreth orës 09:00 ishte kryer në këmbimoren, përkatësisht agjencinë për transferimin e parave në rrugën “Ilindenska” në Tetovë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë pas masave të ndërmarra nga liria e privoi M.M.(56) dhe R.S.(35) të dy nga Italia dhe E.V.(32) dhe H.L.(57) nga Tetova.
MPB sot kumtoi se bëhet fjalë për shtetasin italian M.M. dhe tetovarët E.V. dhe H.L. të dyshuar se kanë kryer vepër penale “grabitje”, ndërsa R.S. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “fshehje”.
“I dyshuari i parë M.M. ka hyrë në objekt dhe duke e kërcënuar të punësuarin me pistoletë nga një arkë e metaltë dhe sirtari ka marrë mjete në para në vlerë prej rreth 20,000 euro, pas së cilës me taksi të drejtuar nga H.L. menjëherë është larguar së bashku me të dyshuarit e tjerë, të cilët e kanë pritur në afërsi të drejtpërdrejtë. Shpejtë, katër të dyshuarit janë nisur drejt objektit hotelierik pranë rrugës rajonale Tetovë – Vollkovia, ku i kanë ndarë paratë, ndërsa më pas në një objekt tjetër hotelierik ku kanë qëndruar, janë privuar nga liria nga nëpunësit policorë të SPB-së Tetovë”, sqarohet në kumtesë.
Gjatë ditës së sotme të katërtit do të dalin para gjykatësit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë.