Arrestohen dy të rinj nga Shkupi, kapen në flagrancë gjatë shit-blerjes së drogës

ë
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, konkretisht rreth orës 14:40 në rrugën “Atanas Mitrev” në Shkup kanë arrestuar dy persona, përcjell TV21. Personat A.S. 26-vjeçar dhe A.Ll. 22-vjeçare janë kapur në flagrancë deri sa po tregtonin me substanca narkotike.

Marketing

“Në rrugën e përmendur, A.S. është parë duke i dhënë marihuanë A.Ll, ndërsa ajo duke dhënë para. Gjatë kontrollit tek A.S. janë gjetur para, ndërsa tek A.Ll është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.