Ballina Lajme Kosovë Arrestohen serbë, me uniformë të UÇK-së deshën të bëjnë video duke pushtuar...

Arrestohen serbë, me uniformë të UÇK-së deshën të bëjnë video duke pushtuar veriun

Policia e Kosovës mbrëmë në Prishtinë ka arrestuar tre shtetas serbë të cilët kanë blerë stema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kanë tentuar të blejnë uniformat e saj. Tek të arrestuarit D. Dolasheviq, V. Jankoviq dhe D. Dolasheviq, u gjet një shumë e konsiderueshme parash. Ata kishin planifikuar të regjistrojnë video në të cilën ushtarët me uniforma të UÇK-së po përgatiteshin për të pushtuar veriun e vendit.

Marketing

Njëri nga të arrestuarit, siç potencon KosovaPress ka lidhje me MPB-në e Serbisë.

Tre shtetasit serbë kanë mbërritur në Kosovë nga Nishi përmes pikës kufitare Bela Zemja afër Gjilanit. Ata e lanë automjetin e tyre atje dhe një shqiptar i Kosovës i çoi në Prishtinë, ku takuan një shtetas tjetër të Kosovës, të cilit iu ofruan dokumente të shtetësisë së rregulluar serbe, në këmbim të informacionit se ku mund të blinin shenjat dhe uniformat e UÇK-së.

Tre shtetasve serbë dhe dy kosovarë të përfshirë në këtë incident, prokurori kompetent i ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh.

Exit mobile version