Arrestohen tre të mitur nga Gostivari, vetura e vjedhur i kthehet pronarit

Dje në orën 10:20 në fshatin Negotinë të Gostivarit, janë privuar nga liria tre të mitur nga fshati Senokos.

Marketing

Ata dyshohen se gjatë ditës në fshatin Senokos kanë marrë një automjet pasagjerësh Opel Vectra pronë e I.B.

Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.

Marketing