Arrestohen tre vjedhës në Manastir, zbardhen pesë vepra penale

MPB Maqedoni informon se dje (19.03.2023) në Manastir, zyrtarë policorë të policisë kriminale në SPB Manastir kanë arrestuar D.O.(37) dhe A.A.(35), të dy nga Manastiri, si dhe është bërë intervistë zyrtare në stacionin policor me A.M. (27) nga Manastiri.

Marketing

“Ata dyshohet se kanë kryer tre grabitje të rënda dhe dy grabitje në shtëpi, automjete pasagjerësh dhe një bastore sportive, nga ku kanë marrë sende dhe para të ndryshme”.

“Sendet e konfiskuara u gjetën dhe iu kthyen pronarëve dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Marketing