Arrestohet 32 vjeçari nga Shtipi, kjo është arsyeja

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 19:25 minuta në rrugën “Çerenja” në Shtip, policia, gjegjësisht njësiti special “Tigrat” kanë privuar nga liria 32 vjeçarin E.M. nga Shtipi.

Marketing

Ai kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Shtëpia Ndëshkuese-Shtip, për shkak të arratisjes nga burgu.

E.M. është i dënuar me 12 vjet e 5 muaj heqje lirie për më shumë vepra penale, ndërkohë që i kishin ngelur edhe 5 vjet e 2 muaj. Personi në fjalë është dërguar menjëherë në burg për të vuajtur dënimin e mbetur.