Arrestohet 33-vjeçari nga Shkupi, për vuajtje të dënimit me burg

Më datë 07.10.2022 rreth orës 19.20 në zonën e Gazi Babës nga punonjës policorë të Departamentit për kërkim objektiv-reparti për bastisje pranë Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor  në koordinim me punonjësit e policisë nga forcat speciale Tigar, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra është privuar nga liria A.A.(33) nga Shkupi.

Marketing

Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror nga burgu i Idrizovës, me të cilin i është kërkuar vuajtja e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet, 7 muaj e 26 ditë për krime të kryera sipas nenit 215 paragrafit. 1 dhe 383 paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe dy njoftime qendrore për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 130 dhe neni 235 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit me burg, thuhet në njoftimin e MPB-së.