Arrestohet gazetari kontravers Nedelkovski

Këtë pasdite në Veles u arrestua gazetari Milenko Nedelkovski, i cili aktualisht gjendet në Stacionin Policor të qytetit, ku do të transferohen në paraburgimin në Veles, siç mëson “Infomaks” nga burime të policisë.

Marketing

Siç mësohet Nedelkovski është marrë nga policia nën akuzën e dhunës dhe kërcënimit me jetë të Kryeministrit të Maqedonisë.
Më parë, Nedelkovski njoftoi në faqen e tij në Facebook, se tek dera erdhën policët për ta arrestuar.