Ballina Aktuale Arrestohet gjykatësi i Supremes, dyshohet për mit marrje

Arrestohet gjykatësi i Supremes, dyshohet për mit marrje

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancë urgjente në mesnatë ia ka marrë imunitetin gjykatësit suprem Naqe Georgiev, me çka e miratoi paraburgimin e tij, ndërsa e largoi edhe nga ushtrimi i funksionit gjykatës.

Marketing

Siç njoftuan nga Këshilli Gjyqësor, në seancën urgjente 487 të mbajtur më 21 maj të vitit 2024, Këshilli debatoi dhe vendosi rreth kërkesës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për marrjen e imunitetit të gjykatësit dhe për aprovimin e arrestit të gjykatësit.

“Këshilli gjyqësor, e ka marrë imunitetin e gjykatësit të Gjykatës Supreme të RMV-së, për shkak të zhvillimit të papenguar të procedurës penale. E miratoi kërkesën për aprovim të paraburgimit të gjykatësit të Gjykatës Supreme të RMV-së të parashtruar nga një gjykatës në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe përkohësisht e largoi nga kryerja e funksionit të gjyqtarit në Gjykatën Supreme të RMV-së, deri në përfundim të plotfuqishëm të procedurës penale”, theksohet në kumtesë.

Exit mobile version