Arrestohet i riu nga Haraçina, akuzohet për nëntë plaçkitje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:00 nëpunës policorë nga Stacioni policor Qendër kanë privuar nga liria H.Z. (20) nga f. Haraçinë-Shkup, transmeton Alsat. Personi në fjalë dyshohet se në periudhën nga data 22.06.2021 deri më 10.08.2021 në Kej ‘’Dimitar Vllahov’’, në rajonin nga kisha ‘’Nëna e Shenjtë’’ deri te MRTV-ja, ka kryer nëntë vepra penale “plaçkitje’’.

Marketing

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresë për shkelje të nenit 237 nga Kodi Penal”, thonë nga MPB.