Armand Haderllari është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4” në Shqipëri.
Marketing
Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big Brother Albania në vitin 2010.
Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.
Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine.
Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit./Iconstyle/