Arrestohet ish-kryetari i Formula 1 në Brazil

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, u arrestua në Brazil të mërkurën mbrëma për mbajtje të paligjshme të një arme teksa hipte në një avion privat për në Zvicër, tha policia braziliane.

Marketing

Policia gjeti një pistoletë të vogël, gjysmë automatike, 32 milimetra LW Seecamp, pa dokumente të vlefshme në bagazhin e Ecclestone gjatë një ekzaminimi me rreze X, thuhet në deklaratë, duke shtuar se më pas britaniku u arrestua dhe u dërgua në një strukturë në aeroportin Viracopos në Campinas afër Sao Paulos.

Ecclestone pranoi se kishte një armë, por tha se nuk e dinte se ishte në bagazhin e tij. Britaniku pagoi garancinë dhe u lirua për të udhëtuar në Zvicër.

Ecclestone (91) është i martuar me Fabiana Ecclestone nga Brazili dhe shërben si zëvendëspresident i FIA-s dhe anëtar i Këshillit Botëror të Motor-sporteve.

Në maj, ai mori pjesë në disa ngjarje në vendin e Amerikës së Jugut, duke përfshirë një garë lokale makinash në një fshat pranë Sao Paulo, si dhe u shoqërua me kampionin tre herë botëror Nelson Piquet në Brazilia.

Marketing