Ballina Aktuale Arrestohet në Kosovë 23-vjeçari, “rekordmen” i grabitjeve në Shqipëri

Arrestohet në Kosovë 23-vjeçari, “rekordmen” i grabitjeve në Shqipëri

Kur kanë kaluar më shumë se 11 muaj nga tentativa për grabitje e çiftit Laze, Petrit dhe Afërdita, është vënë në pranga autori, Markelian Cungu.

Marketing

Mediat në Shqipëri njoftojnë se 23-vjeçari, autor i më shumë se 700 grabitjesh, edhe pse në një moshë të vogël, është arrestuar dje në Kosovë.

Grabitja ndodhi, më 19 janar të vitit 2020. Cungu, fqinj i çiftit e njihte mirë zonën, kishte studiuar hyrjen në banesë dhe lëvizjet dhe së bashku me 28-vjeçarin tentuan grabitjen, por hasën në rezistencën e çiftit, ndërsa për pasojë çifti i biznesmenëve Petrit dhe Afërdita Laze u plagosën me armë zjarri.

61-vjeçari mori një plumb në bark, ndërsa gruaja e tij ka një plagë në kofshë, sot në gjendje të mirë shëndetësore.

Markelian Cungu njihet në kartotekat kriminale të Komisariatit nr.3 si personi që ka kryer më tepër grabitje, ku bashkë me këtë të tashmen, numri i vjedhjeve të kryera prej tij sipas policisë ka shkuar në 70.

Kjo shifër është e regjistruar vetëm për sa i përket Komisariatit nr. 3, pasi në të gjithë komisariatet e Tiranës, Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 700 vjedhje.

Exit mobile version