Arrestohet në Kosovë burri i ish-ministres Besa Shahini (FOTO)

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para stacionit të Policisë së Kosovës për shkak të qasjes që ka ky institucion ndaj partive politike për masat anti-COVID.

Marketing

Gjatë kësaj proteste ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

Një ndër personat e arrestuar është kryetari i PSD, Dardan Molliqaj i cili është burri i ish-ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime’’, ishte motoja e simpatizantë të partisë së Molliqajt, disa prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

 

ë

Marketing