Ballina Lajme Maqedoni Arrestohet një 26-vjeçar nga Haraçina

Arrestohet një 26-vjeçar nga Haraçina

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 26-vjeçar nga Haraçina pasi është kapur me pushkë automatike dhe municion.

Marketing

“Sot (09.09.2021) policët e Departamentit për polici kriminalistike – Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë dhe SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme, pas marrjes së informacioneve paraprake operative dhe urdhrit gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë e Sh.O.(26) nga Haraçina. Gjatë bastisjes është gjetur pushkë automatike MP 40 dhe 16 plumba. Sh.O. është arrestuar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatëse deri te prokuroria kompetente”, shkruan në njoftimin e MPB-së.

Exit mobile version