Arrestohet një 36-vjeçar nga Shkupi, kërkohej me fletarrest

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje ka arrestuar një 36-vjeçar, për të vuajtur dënimin me burg, pasi i njëjti kërkohej me fletarrest.

Marketing

“Më 19.05.2021 në ora 18.45, zyrtarët policore në bulevarsin “Nënë Tereza” në Shkup, kanë privuar nga liria R.K.(36) nga Shkupi, mas marrjes së urdhërit gjyqësor, për shkak të mbajtjes së dënimit me burg në Burgune Idrizovës. Për R.K. ka pasur të shpallur fletarrest qëndror për person të dënuar me 10 vjet dhe 9 muaj dënim me burg”, njoftojnë mes të tjerash nga MPB-ja.

Personi është dorëzuar në Stacionin Policor në Qendër dhe do të transferohet në Burgun e Idrizovës.

Marketing