Papa Françesku ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Qipro. Ati i Shenjtë u prit nga Kryepeshkopi Qipros, Chrysostomos.
Ndërkohë Reuters bën me dije se Policia në Qipro arrestoi një burrë që mbante një thikë gjatë kontrollit të sigurisë në stadiumin ku Papa Françesku po kremtonte meshën të premten.
Më vonë autoritetet thanë se kjo nuk kishte lidhje me praninë e Papës në ishull.
Dy burime sigurie thanë se thika u gjet gjatë kontrollit të sigurisë për mijëra persona që kërkonin të hynin në stadium të premten në mëngjes.
Autoritetet kishin marrë masa të rrepta sigurie dhe shumica e të pranishmëve duhej të ishin në vendin e ngjarjes disa orë më parë.
“Pas një hetimi duket se personi nuk kishte asnjë qëllim për të bërë diçka”, tha një burim, ndërsa një tjetër tha se thika mendohej të ishte për përdorim personal.
Më herët, një zyrtar i policisë tha se personi në fjalë ishte një shtetas i huaj 43-vjeçar.
Papa Françesku, ndodhet në një vizitë tre-ditore në Qipro,ku bëri thirrje gjatë meshës të së premtes për shërim në ishullin e ndarë.