Me datë 16.01.2023, zyrtarët policorë nga DPB Koçan kanë arrestuar T.R. nga Koçani, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “grabitje”.
“Përkatësisht, në ora 00:40 në Departamentin e Policisë Koçan, Z.Sh.(60) nga Koçani ka raportuar se me datë 15.01.2023 rreth orës 22:10 para një objekti shitës në Koçan, T.R. i ka marrë me dhunë çantën në të cilën kishte telefon, para dhe sende të tjera.
Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Koçan, i dyshuari menjëherë është gjetur, ndaluar dhe është mbajtur në stacionin policorë Koçanit.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.