Ballina Aktuale Arrestohet një person nga Manastiri, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Arrestohet një person nga Manastiri, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Manastir njofton se sot në rrugën “Partizanska” në Manastir ka ndaluar 36-vjeçarin B.S. nga Manastiri. Raportohet se ndaj personit në fjalë është është lëshuar një urdhër nga Gjykata Themelore e Kërçovës, me të cilën kërkohet vuajtja e dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e pesë muaj.

Marketing

Nga MPB thonë se personi i arrestuar është dërguar në burgun e Manastirit për vuajtjen e dënimit me burg.

Marketing
Exit mobile version