Arrestohet një person për grabitje të armatosur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur në Ferizaj.

Marketing

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:00 në banesën e tij.

Bëhet e ditur po ashtu se në banesën e tij është gjetur e më pas është konfiskuar një armë të zjarrit automatike, me të cilën dyshohet se ka kryer grabitjen.

Ndërkaq aty janë dhënë edhe detaje lidhur me rastin të cilin i arrestuari dyshohet se ka kryer.

“Me datën 22.03.2023 rreth orës 19:10 policia rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion, se në fshatin Bablak të Ferizajt ishte një rast i grabitjes së armatosur. Fillimisht policët e rendit, e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim te prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e para dyshohej se tre persona nën kërcënimin e armës kanë ndaluar një veturë të postës së shpejtë dhe nga drejtuesi i veturës i kanë grabitur para në vlerë prej 770 eurove dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.