Arrestohet një shtetas i Serbisë në Maqedoninë e Veriut, transportonte emigrantë

Një shtetas i Serbisë mbrëmë vonë është arrestuar në autostradën Demir Kapi – Negotinë, pasi gjatë kontrollit në furgonin e tij janë zbuluar emigrantë nga Bangladeshi, India dhe Pakistani.

Marketing

Siç thonë nga MPB, S.Z (34) është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:45, duke e drejtuar furgonin “Renault Master”, me targa të Serbisë.

Në automjetin e tij janë gjetur 22 emigrantë (dy nga Bangladeshi, dy nga India dhe 18 nga Pakistani).

Shtetasi serb është dorëzuar në stacion policor për procedurë të mëtejme.

Marketing