Arrestohet pastori, për 500 dollarë shiste bileta për në “xhenet”

Një klerik nga Zimbabvea, pastori Tito Watts dhe gruaja e tij e quajtur Amanda, janë arrestuar për shkak se janë zënë duke shitur bileta për në parajsë besimtarëve të rregullt të kishës ku predikonte pastori në fjalë.

Marketing

Duke ju referuar agjencisë së lajmeve “Egypt Today”, policia zbuloi se pastori dhe partnerja e tij po nxisnin disa njerëz për blerjen e biletave për parajsë në vlerë prej 500 dollarë.

Ata u kishin thënë besimtarëve se blerja e biletave do ti dërgonte ata në parajsë pa u përballur me gjykimin për veprat e tyre në këtë jetë dhe se biletat ishin bërë prej ari të kulluar.

Policia zbuloi më tej se anëtarët e kishës së Pastorit Watts kanë kërkuar lirimin e tij siç e kanë quajtur ata njeriut të Perëndisë.

Marketing