Njësiti i zjarrfikësve i Qytetit të Shkupit mbrëmë ka intervenuar në shuarjen e një zjarri, i cili shpërtheu në një shtëpi në bulevardin “Maqedonia” në Shkup.
Zjarri ka shpërthyer në një shtëpi, ku është djegur 40 metër katror hapësirë dhe sipas vlerësimeve të para, dëmi i shkaktuar vlerësohet deri 1 milionë denarë.
Zjarri është shuar prej orës 20:35 deri 02:15 në mëngjes, ndërsa kanë intervenuar 12 zjarrfikës me 6 makina.
Nga MPB informojnë se pronari i shtëpisë O.E (62) është arrestuar, pasi ka penguar punën e zjarrfikësve.
“Pasi pronari, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka prishur qetësinë dhe rendin publik, ka penguar punën e zjarrfikësve, është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Aerodrom. Hetime në vendin e ngjarjes do të bëhen gjatë ditës së sotme”, thonë nga MPB.