Ballina Lajme Botë Arrestohet ‘profeti’, dështoi të ringjallë një të vdekur

Arrestohet ‘profeti’, dështoi të ringjallë një të vdekur

Një aspirant për profet është arrestuar në Etiopi, pasi dështoi të rikthejë në jetë kufomën e një të vdekuri.

Marketing

Gateyawkal Ayele kishte shkuar në familjet e të vdekurit dhe kishte bindur familjarët për ringjalljen e tij, pasi u kishte treguar historinë e Lazarit, që sipas Dhiatës së Re u kthye në jetë nga Jezusi.

Ai u shtri mbi kokën e viktimës dhe thërriste me të madhe “Belay, zgjohu!” (viktima quhej Belay Biftu), por procesi i ringjalljes kishte dështuar me sukses.

Kjo gjë ishte sjellë acarimin e familjarëve të viktimës, të cilët kishin filluar të rrihnin “profetin”, derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Gjithsesi, Ayele i shpëtoi dajakut, por jo telasheve, pasi tashëm po mbahet në paraburgim me akuzën e abuzimit me trupa të vdekur, që sipas ligjit etiopian është një krim.

Marketing
Exit mobile version