Arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, mbush veturën me derivate dhe ik pa paguar

Dje, në Magjistralen Ferizaj-Shkup, një shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut në një pompë te derivateve kishte furnizuar veturën e tij me derivate në vlerë 35(tridhjetë e pesë)€ dhe ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pa e bërë pagesën.

Marketing

I dyshuari është ndaluar në pikën kufitare në Hani i Elezit dhe është sjell në stacionin policor.

I njëjti ka rezultuar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Marketing