Ballina Lajme Maqedoni Arrestohet shtetasi i Serbisë, transportonte emigrantë

Arrestohet shtetasi i Serbisë, transportonte emigrantë

MPB informon se më datë 09.10.2022 në ora 15:50 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, afër Negotinës, zyrtarë policorë kanë arrestuar S.M (24) nga Republika e Serbisë.

Marketing

Nga MPB thonë se në makinën BMW që e drejtonte i arrestuara, janë gjetur katër emigrantë nga Siria.

“Më herët ai nuk është ndalur në sinjalin e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen me automjetin. Menjëherë ai ka dalë nga rruga me mjetin dhe është larguar me vrap, por pas masave të marra është gjetur dhe privuar nga liria”.

“Emigrantët u dërguan në një qendër pritje-transit dhe S.M. është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Exit mobile version