Arrestohet sulmuesi i famshëm spanjoll, akuzohet për agresion seksual

Rafa Mir, futbollist i Valencias, është arrestuar nga policia për agresion seksual, pas padisë së ngritur ndaj tij nga dy të reja. Futbollisti është që mbrëmë në komisariatin e qytetit të Valencias dhe pret vendimin e gjykatës për hetimin në gjendje të lirë apo nëse do të qëndrojë pas hekurave deri në procesin gjyqësor.

Marketing

Siç raporton A2, lojtari akuzohet për agresion seksual ndaj dy vajzave 25 dhe 21 vjeç në një festë private të organizuar në shtëpinë e tij.

Mendohet se të dyja kishin nevojën e ndihmës mjekësore dhe janë dërguar në spital. Fqinjët e banesës së lojtarit kishin informuar policinë se mund të kishte ngjarje dhune në shtëpinë e Rafa Mir, ndërsa më pas kanë qenë forcat e rendit ata që kanë shkuar dhe kanë marrë deklarata nga të gjithë të pranishmit, para se të shoqëronin në komisariat personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Rafa Mir është një emër i njohur në futbollin spanjoll dhe anglez, pasi ka luajtur edhe me Wolverhampton dhe Nottingham.

Marketing