Arrihet marrëveshja, paga minimale do të jetë 18 000 denarë

Alsat mëson se sonte është arritur marrëveshje dhe paga minimale do të rritet në 18 000 denarë.

Marketing

Kjo njëherit ishte edhe kërkesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Marrëveshja u arrit pas një sërë takimesh mes përfaqësuesve të Sindikatës, punëdhënësve dhe Qeverisë. Mbledhja akoma po vazhdon. Pas përfundimit të saj priten deklarata për media.

Para fillimit të mbledhjes, kryetari i LSM-së Darko Dimovski tha se paga minimale duhet të rritet në 18 denarë, për shkak të rritjes së çmimeve të prodhimeve. Nga ana tjetër punëdhënësit u pajtuan për shumë më të vogël dhe kërkuan subvencione nga shteti.