Ballina Lajme Botë Arrihet marrëveshja për koalicion në Austri, Kurz përsëri kancelar

Arrihet marrëveshja për koalicion në Austri, Kurz përsëri kancelar

Lideri konservativ austriak, Sebastian Kurz, pritet që të vjen shpejt në pozitën e kancelarit, pasi që partia e tij, Partia Popullore ka bërë koalicion të pangjashëm me ambientalistët – të Gjelbrit.Lideri 33-vjeçar e ka përshkruar si “të shkëlqyer” arritjen e marrëveshjes gjatë një konference me kreun e të Gjelbërve, Werner Kogler, shkruan Euronews.

Marketing

Kurz ka thënë se bisedimet nuk kanë qenë aspak të lehta deri te gjetja e zgjidhjes “për shkak se të dy partitë kanë dallime shumë të mëdha”.

Ndërkaq Kogler që do të jetë zëvendëskancelar i vendit ka pohuar se këto dy parti suksesshëm kanë arritur që të ndërtojnë ura “për të ardhmen e Austrisë”.

Marketing
Exit mobile version