Arrihet marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë

Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka deklaruar se është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket normalizimit të situatës pas tensioneve të fundit.

Marketing

Përmes një statusi në Twitter, Borrell ka deklaruar se është i lumtur të njoftojë opinionin se kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia, të ndërmjetësuar nga BE-ja kanë arritur marrëveshje për de-eskalimin e situatës në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se tashmë palët do të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Postimi i plotë i Borrell:

“Ne e kemi nje marreveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e #Kosovës dhe #Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka thënë Borrell.

Marketing