Ballina Lajme Shqipëri “Arritëm në Shqipërinë e bukur”, ekipi i parë finalist mbërrin në Tiranë

“Arritëm në Shqipërinë e bukur”, ekipi i parë finalist mbërrin në Tiranë

Ndërsa ditën e nesërme pritet të zhvillohet finalja e Conference League, ka mbërritur në Tiranë ekipi i parë finalist.

Marketing

Ka zbritur në Rinas ekipi holandez i Feyenoord-it. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ekipi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Arritëm në Shqipërinë e bukur”,-shkruhet në fotot e postuara në rrjetin social të ekipit holandez.

Kujtojmë se dy ekipet e futbollit, Roma dhe Feyenoord-i do përballen nesër në “Air Albania” në orën 21:00. Dy ekipet do të ndeshen për kupën e Conference League në kryeqytetin e Shqipërisë.

Marketing
Exit mobile version