Arriti në Shkup edhe dërgesa e dytë e vaksinave Sputnik V

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se sot në Shkup ka arritur edhe dërgesa e dytë e vaksinave Sputnik V.

Marketing

“Sot, në ora 14:30, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, arriti dërgesa e dytë e vaksinës ruse, Sputnik V, e dedikuar për rivaksinim të 3000 punojnësve shëndetësor”, njoftoi Filipçe.

Gjatë paradites, u pranua edhe dërgesa e parë vaksinës AstraZeneca, e cila do t’u dedikohet qytetarëve mbi 70-vjeç.

Marketing