Arsenal, me formën më të dobët pas 107 viteve si ekip

Topxhinjtë kanë thyer një rekord të padëshiruar pasi që dështuan t’i shënojnë portierit të Burnleyt, Nick Pope
Arsenali përsëri ka barazuar kundër Burnleyt në Turf Moor të dielën-një rezultat që i bën ata ta thyejnë në rekord negativ në këtë sezon.

Marketing

Topxhinjtë ju është dashur një fitore sot që të hynë në garë për në Ligën e Kampionëve pasi që edhe Chelsea edhe Manchester United lëshuan pikë të shtunën.

Megjithatë, ata gjetë një skuadër të fuqishme të Burnleyt të cilët kishin humbur kundër Norëichit vikendin e kaluar kurse sonte arritën që pak edhe më fat ta marrin një pikë.
Pierre-Emerick Aubameyang e shpërdoroi mundësinë më të mirë për shënim në pjeën e parë, duke gjuajtur topin jashtë edhe pse e kishte dukshmërinë e pastër për gol pas pasimit të David Luiz.

Ishte skuadra vendase që pati mundësi më të mira shënimi në pjesën e parë, me Jay Rodriguez që goditit shtyllën nga dy metra me kokë, transmeton GazetaExpress.

Ndeshja përfundoi pa gola, kurse Arsenali ka vetëm gjashtë fitore në 25 ndeshje në Premier Ligën këtë sezon – duke barazuar në 13 ndeshje të tjera dhe humbur në gjashtë.
Kjo është forma më e dobët e këtij ekipi në 25 ndeshje prej sezonit 1912.13, ku ata kanë arritur vetëm një fitore nga shtatë ndeshje në Premier Ligë që prej se Unai Emeryn e ka zëvendësuar Mikel Arteta si trajner.

Topxhinjtë kanë në total 13 barazime që kanë më se shumti në 25 ndeshje nga 38 gjithsej, kurse ata janë e para skuadër që kanë më se shumti barazime, duke thyer rekordin e Manchester United te sezonit 1980/81 që kishte 12 barazime nga 25 ndeshje.

Lojtarët e Artetas tani janë 10 pikë pas vendit të katër Chelsea, kurse ndeshja e radhës e tyre është më 16 shkurt kundër Neëcastle.

Lojtarët tani mund të pushojnë për dy javë në Premier Ligë në pushimin e dimrit, por ata pritet të udhëtojnë në një kamp stërvitor në Dubao në fund të javës.
Pasi përballjes me Magpies, ata do të përballen në fazën e eliminimit në Europa League.

Arsenali do të përballet me Olympiacosin në rrethin e 1/16 të finales, me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin Georgios Karaiskakis më 20 shkurt.

Gunners do të takohen me Evertonin tri ditë më vonë në Emirates e ku mandej do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër Grekëve në Europa Ligë në Londër.