Arsenal mposht West Ham dhe ngritët në top katër

Arsenal ka arkëtuar pikët e plota në derbin londinez ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 17-të në Preimerligë.

Marketing

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat komod 2 – 0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi talenti Gabriel Martinelli që realizoi pas asistimit të Alexandre Lacazette (48′).

Lacazette kishte edhe një rast të artë për të shënuar nga pika e bardhë, mirëpo gjuajtjen e ndali portieri i mysafirëve.

“Çekanët” zhvilluan ndeshje të mirë, por e kishin të vështirë të barazonin rezultatin sidomos pasi mbetën me 10 lojtarë në fushë, kur Coufal u ndëshkua direkt me të kuq (67′).

Krejtë në fund, fitoren e vendasve e vulos talenti Emil Smith Rowe pas asistimit të Bukayo Saka (87′).Pas fitores, Arsenal ngritët në top katër me 29 pikë, derisa West Ham bie në vendin e pestë me 28 sosh.

Marketing