Arsenal – Villareal, formacionet zyrtare

19:47 | 6 Maj 2021

Marketing

Arsenal dhe Villareal do të ndeshen në duelin e dytë të gjysmëfinales së Europa League në “Emirates”.

Arsenali pret në Londër, skuadrën e Villarealit në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League, shkruan lajmi.net.

“The Gunners” në fakt e kishin humbur ndeshjen e parë në Spanjë me rezultatin 2-1 dhe presin që në duelin e dytë të rikthejnë epërsinë dhe të arrijnë në finale.

Finalja është një objektiv i Artetas, pasi Arsenali dështoi të sigurojë një nga katër vendet e para në Ligë dhe do të kërkojë që përmes triumfit eventual në Europa League të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Arsenal: Leno; Holding, Marí, Xhaka; Bellerín, Smith Rowe, Partey, Saka; Pépé, Ødegaard, Aubameyang.

Villareal: Asenjo; Mario, Funes Mori, Torres, Estupinan; Parejo, Capoue; Chukwueze, Raba, Gomez; Alcacer.