Arsenali fiton derbin ndaj United dhe blindon vendin e parë

Ka përfunduar ndeshja në mes Arsenal – Man United.
Arsenali ka marrë një fitore të madhe, duke mposhtur 3:2 Man United, shkruan lajmi.net.

Marketing

Gjatë gjithë takimit u zhvillua një lojë shumë e mirë nga të dy skuadrat.

Të parët në avantazh kaluan Man United.

Pas një gabimi nga mesfusha e Arsenalit, ‘Djajtë’ përfituan.

Ishte Marcus Rashford që nga jashtë zona shënoi supergol duke i dhënë epërsinë Man United.

Por, përgjigja e ‘Topçinjve’ erdhi shpejt duke barazuar gjithçka pas shtatë minutave.

Po rridhte minuta e 24’ kur pas një harkimi të mirë në zonë, me kokë realizoi Eddie Nketiah.

Ndeshja më pas u konkretizua edhe me raste të tjera, por jo edhe gola.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:1. Edhe në pjesën e dytë loja vazhdoi me të njëjtin intensitet.

Me ekipet që kërkonin golin e epërsisë. Këtë herë golin e avantazhit e realizuan vendasit.

Pas një supergoditje nga jashtë zona, ishte Bukayo Saka që shënoi dhe përmbysi rezultatin ndaj Man United.

Anglezi realizoi në minutën e 53’ të ndeshjes.

Por, ‘Djajtë’ vazhduan të sulmojnë. Gjatë një rivënie nga këndi, gaboi Aaron Ramsdale, e këtu përfitoi Lisandro Martinez që shënoi dhe barazoi gjithçka.

Skuadrat më pas kërkon të shënojnë sërish.

Ishin Arsenali që përmbysën për herë të dytë gjithçka.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt Nketiah shënoi dhe çoi rezultatin në 3:4.

Pas kësaj fitoreje Arsenal mbanë vendin e parë me 50 pikë, kurse United pozicionohen në vendin e katërt me 39 sosh.

Marketing